Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026 Horoskopi i ditës sjell një ditë me Hënë në Shigjetar dhe energji të gjallë: zbuloni çfarë ju rezervojnë yjet për dashurinë dhe punën.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjergj Luca raporton nga Fieri dhe zotohet për realizimin në afat të megaprojektit “Apollonia Rozafa”

WebTV
E hënë, 4 Maj 2026 18:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X


Nga Albert Vataj

Muaji qershor është vendosur si një cak i prerë nga sipërmarrësi Gjergj Luca për përmbylljen e një tjetër projekti që në thelb përfaqëson një ndërmarrje të menduar me logjikë zhvillimi dhe ndërhyrjeje strukturore në ekonominë reale. “Apollonia Rozafa” nuk është thjesht një investim në infrastrukturë, por një deklaratë e qartë mbi mënyrën se si kapitali privat mund të ndërhyjë për të riformatuar hapësira të lëna jashtë vëmendjes dhe për t’i kthyer ato në qendra gravitacioni ekonomik.

Nga terreni në Fier, aty ku projekti po merr formë të prekshme, Luca raportoi mbi ecurinë e punimeve, duke ndalur veçanërisht në komponentin e hotelerisë, një element që e zgjeron funksionin e kompleksit përtej një qendre tregtare klasike. Edhe pse afatet janë të ngjeshura dhe sfidat logjistike mbeten të shumta, ai shfaq bindjen se projekti do të përfundojë në kohë, duke e trajtuar kohën jo si kufizim, por si një faktor që kërkon disiplinë dhe intensitet maksimal në realizim.

Në narrativën e tij publike, Luca përdor shpesh një gjuhë provokuese, duke sfiduar stereotipin e “oligarkut” që investon në zona bregdetare. Në vend të kësaj, ai thekson zgjedhjen për të investuar në “xhepa rrugësh të harruara”, duke i lidhur këto hapësira me një kujtesë historike që shkon deri te qytetërimet e lashta të Apollonia, një nga qendrat më të rëndësishme të botës iliro-romake, ku dikur vinin të studionin elitat e kohës.
“Jam në Apolloni, po investoj për të ardhmen kolektive”, shprehet ai, duke e vendosur projektin në një vijimësi simbolike mes lavdisë së së kaluarës dhe potencialit të së ardhmes.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kompleksi “Apollonia Rozafa”, i pozicionuar në një nyjë strategjike midis Fier dhe Vlorë, po ndërtohet si një strukturë multifunksionale që synon të krijojë një ekosistem të integruar ekonomik. Ky nuk është një model i izoluar konsumi, por një arkitekturë funksionale ku ndërthuren prodhimi, përpunimi, tregtimi dhe përvoja.
Në thelb të këtij projekti qëndron një rikonceptim i zinxhirit të vlerës në bujqësi, fermerët dhe prodhuesit vendas nuk trajtohen si furnizues periferikë, por si aktorë qendrorë. Kjo nënkupton një zhvendosje nga ekonomia informale drejt një strukture të organizuar, ku produktet “Made in Albania” fitojnë identitet, standardizim dhe akses në tregje më të qëndrueshme.
Dimensioni i projektit është njëkohësisht ekonomik dhe kulturor. Ai synon të rikthejë dinjitetin e punës së tokës, duke e nxjerrë atë nga anonimati dhe duke e vendosur në një skenë ku konsumatori nuk blen thjesht produktin, por përjeton historinë, origjinën dhe vlerën e tij. Kjo është një qasje që e transformon aktin e konsumit në një ndërveprim me territorin dhe traditën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në deklarimet e mëhershme, Luca e ka përkufizuar “Apollonia Rozafa” si një urë mes traditës dhe inovacionit, një hapësirë ku teknologjia, standardet bashkëkohore dhe identiteti lokal bashkëjetojnë në mënyrë funksionale. Kjo e vendos projektin në një kategori të re ndërhyrjesh private, që nuk synojnë vetëm fitimin afatshkurtër, por krijimin e një infrastrukture zhvillimi afatgjatë.
Luca nuk heziton të promovojë dhe të vlerësojë punën, përpjekjen dhe mundin e gjithë atyre që kanë bërë të mundur realizimin e sipërmarrjeve të çmendura të tij, p֝ëfshi edhe këtë, ku ai sjell Xhaxhi Metin të cilit Luca i atribuon të gjithë ndërtimeve të Rozafës.
Me përfundimin e parashikuar në qershor, “Apollonia Rozafa” pritet të kthehet në një pikë referimi për rajonin, jo vetëm si destinacion tregtar dhe rekreativ, por si një model alternativ i zhvillimit ekonomik, një model që nuk e konsumon territorin, por e aktivizon atë, duke i dhënë funksion, ritëm dhe perspektivë.

Mund t'ju interesojë

Deputeti Erald Kapri te Nikoll LESI: Kandidati për kryebashkiak i Tiranës do dalë nga PROTESTA!

Deputeti Erald Kapri te Nikoll LESI: Kandidati për kryebashkiak i Tiranës do dalë nga P...

4 Nëntor 2026, 17:59
Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erion Braçe….

Taulant Balla te Nikoll Lesi: Kandidati për Tiranën JO nga Primaret në PS. Dështon Erio...

28 Tetor 2026, 19:09
Protesta!

Protesta!

25 Tetor 2026, 10:00

Etiketat e lidhura

“Apollonia Rozafa”albert vatajGjergj Luca
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 34 minutash

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C
Para 34 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 24°C

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”
Para 35 minutash

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin e vet
Para 46 minutash

Alimehmeti apo Binaj?/ Bushati: PD ka mentalitet të mykur, rrezikon të zhduket nëse del me kandidatin ...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 8 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 9 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 9 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 8 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.