FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Televizioni shtetëror izraelit: Në Shqipëri na presin krahëhapur

Televizioni shtetëror izraelit, “Arutz 13” (Kanali 13), në emisionin e tij “Barkod”, përmes një kronike të titulluar “Sekretet e Shqipërisë – vendi mysliman që i pret me krahëhapur turistët izraelitë”, i bëri një prezantim të shkëlqyer mundësive të shumta që ofron “Vendi i Shqiponjave” për turistët izraelitë.

Intervista të shumta, ku spikasin ato me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj (me një përshëndetje “Shalom” dhe “E duam Izeaelin”) dhe zëvendësambasadoren e Izraelit në Tiranë, Liora Peleg.

Në kronikën e realizuar, ku në fokus kanë qenë atraksionet turistike qe ofron Tirana dhe Durrësi, si dhe zona bregdetare e Golemit, jepen informacione të shumta mbi çmimet e lira që ofrojne hotelet dhe kuzhina shqiptare dhe ajo mesdhetare, madje gazetarja izraelite ka filmuar edhe brenda kuzhinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pushimet në Shqipëri janë super të lira”, thuhet në kronikë, teksa jepen edhe referencat e çmimeve në monedhën izraelite, shekel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Theksi i vihet edhe mundësive që kanë turistët izraelitë për të bërë shoping në qendrat e mëdha tregtare, në dyqanet e të cilave janë të gjitha brendet më të njohura ndërkombëtare të veshjeve, por edhe jetës në Shqipëri, raporton Izrael Sot.

Në fund të muajit prill nisin edhe fluturimet direkt nga Tel Avivi në Tiranë, tri herë në javë, të cilat përfundojnë në muajin tetor.

Kronika e televizionit izraelit

https://www.facebook.com/13barcode/videos/2324441800941176/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?