FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Do të habiteni kur të shikoni si e fikin zjarrin ‘Ninxhat’ e Gramshit

Kjo video tregon se sa i vërtetë është etiketimi që kemi bërë për skuadrën e zjarrfikësve në Gramsh duke i mbiquajtur ata “Ninxhat”.

Do të shihni se si, me pompa krahu, dalin para zjarrit dhe, me një shpejtësi e fuqi të paparë, fikin flakët.

Sipas situatës, beteja me zjarrin është, ose individuale, ose në grup. Dhe kjo strategji ka qenë mjaft efikase.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe sot në Krastë ata bënë maksimumin duke shuar mjaft vatra zjarri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një falenderim shkon edhe për zjarrfikësit e Elbasanit dhe qyteteve të tjera, pavarësisht se dëmi i shkaktuar është i madh. Mundësitë dhe mjetet e tyre aq lejojnë.

Pas kontributit të dhënë në Krastë, “Ninxhat” e Gramshit u nisën për në qytetin e tyre pasi u njoftuan  për një zjarr atje.

Kjo skuadër meritoin vërtet shumë. Ndoshta është modeli unik në Shqipëri. Infoelbasani.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?