FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Rrugët e së ardhmes: Tunelet e nëndheshme ku makinat ecin me 200 km/orë

Imagjinoni. Jeni të bllokuar në trafik. Në një moment çahet toka dhe ju përmes tuneleve të nëndheshme mbërrini në destinacionin tuaj brenda disa minutash.

Miliarderi, inxhinieri, shpikësi dhe biznesmeni amerikano kanadez Elon Musk ka publikuar nw instagram foton e një tuneli nëntokësor që po ndërtohet nga kompania Boring në Los Anxhelos së bashku me një makinë Tesla S në hyrje të tunelit.

Projekti parashikon makinat të zbresin në tunel përmes një ashensori të madh dhe më pas vendoset në një platformë magnetike që do të transportojë makinën në një linjë hekurudhore me shpejtësi 199 km në orë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përsosmëria e teknologjisë, hapja e tuneleve janë pjesë e projektit në të ardhmen, ndërsa kompania Boring duhet të vijojë me procesin e lejes së miratimit fillimisht në nivel lokal, më pas shtetëror dhe më pas federal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri atëherë Elon Musk do të vazhdojë të postojë në rrjetet sociale pjesë të këtij projekti vërtet ambicioz.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?