FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Vajza 8 vjeçe arrin të ngjitet në majën e malit Kilimanxharo

Roxy Getter, është vajza 8 vjeçe nga Florida, e cila njëkohësisht është edhe vajza më e vogël që është ngjitur në majat e Kilimanxharos në Tanzani. Roxy dhe familja e saj janë ngjitur në majën më të lartë të kontinentit të Afrikës, kryesisht në majën Uhuru e cila gjendet në 5. 895 metra lartësi mbidetare, shkruan BBC.

“Ka qenë shumë e vështirë, sepse jemi ngjitur në një rrugë shumë të pjerët. Kam menduar që nuk do të arrij kurrë të ngjitem lart”, ka thënë Roxy.
Pas 6 ditëve në temperatura normale, familja Gatter ka mbërijtur në majat e Kilimanjaros.
“Kam qenë shumë e lodhur, mezi kam ecur”, ka shtuar ajo. Ajo gjithashtu ka thënë që vitet e ardhshme do të ngjitet maleve, por vetëm në maja më të ulëta. “Ndoshta do shkoj në mal më shpesh, por në këtë lloj lartësie, sigurisht që kurrë jo”, ka përfunduar Roxy.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?