Home POLITIKE Zgjedhjet në ...

Zgjedhjet në 2025, flet ish-kreu i KQZ-së Kume: Propozojmë listë votimi me kandidatë të pavarur

201
0

Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume flet për votën e Diasporës, një temë e nxehtë e politikës në vend. Kume theksoi se duhet të ishte realizuar shumë më herët, por kjo nuk është bërë vetëm për shkak se ka munguar vullneti politik. Ai u shpreh se nuk pret që të kjo të realizohet formalisht në 2025.

“Të votohet edhe nga jashtë vendit, t’u jepet mundësi shtetasve që kanë të drejtë vote, por që nuk kanë vendbanimin në Shqipëri, është diçka që duhet të ishte bërë me kohë tek ne. Është një standard i parealizuar, jo sepse është vështirë që të realizohet, por sepse ka munguar dëshira nga partitë politike për ta bërë diçka të tillë.

Partitë politike tek ne, vëmendje të shtuar i shtojnë këtij momenti se si të mund të kontrollojnë votën. Nisma që kemi marrë synon të vendosë në kushtet të barabarta dy subjekte që Kushtetuta ju njeh të drejtën për të paraqitur kandidatë, për Kuvendin e Shqipërisë, Këshilla Bashkiak”, theksoi Kume.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit