Home Aktualitet 14-vjeçarja b...

14-vjeçarja bëhet nuse, Balla: Policia fokus më të madh tek kr*met me bazë gjinore

48
0

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ritheksoi edhe një herë nga Fieri fokusin shumë më të madh që Policia e Shtetit duhet të ketë ndaj krimeve krimeve me bazë gjinore, dhunës seksuale apo krimeve ndaj të miturve. Duke u ndaur tek rasti i Divjakës ku një 14-vjeçe u bë nuse, Balla tha se ai na tregon që nuk e kemi ende këtë rrjet informacioni dhe reagimi në mënyrë që t’i parandalojmë ngjarjet në kohë.

”Unë dua t’u garantoj që Policia e Shtetit ka gati tashmë një plan kombëtar masash për të rritur dhe sensibilizuar edhe publikun, por edhe institucionet e tjera që të kemi mundësi të reagojmë më shpejt sesa ç‘është reaguar për rastin në fjalë, sepse ajo që mbetet është parandalimi.

Edhe për ngjarje të rënda kriminale, sikurse është ajo e Vlorës, kemi pasur një ngjarje të rëndë kriminale, dua t’u them se Policia e Shtetit ka rritur prezencën në territor përmes operacioneve kombëtare për të goditur fenomenin e armëmbajtjes pa leje, për të minimizuar ngjarje të tjera. Koha kur të fortët i shmangeshin kontrolleve apo bëjnë ligjin në komunitete apo zona të caktuara, ka mbaruar njëherë e përgjithmonë e nuk mund të kthehet pas”, përfundoi Balla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit