Home ShowBiz 19-vjeçarja s...

19-vjeçarja synon rekordin Guinness, lyen mijëra thonj për 3 ditë: Dua që shteti im…

40
0

Lisha Dachor, 19-vjeçarja nga Nigeria është në përpjekje për të thyer rekordin botëror. Ajo thotë se ka lyer më shumë se 4 mijë thonj në 72 orë. Me një furçë manikyre, Dachor ngjyrosi me blu, rozë, lejla si dhe me ngjyrat e tokës thonjtë e zonjave dhe zonjushave në Nigerinë veriore.

Maratona treditore përfundoi të mërkurën. Sipas rregullave të Rekordit Botëror Guinnes, Dachor duhej të lyente 60 thonj në orë. 19-vjeçarja është në pritje që Guinnes të shqyrtojë kërkesën e saj pasi të dorëzojë provat për pretendimin e saj.

Ajo ka pothuajse tre vjet që punon në këtë fushë dhe thotë se dëshiron të vërë në qendër të vëmendjes edhe gratë nga Nigeria veriore. Dachor shton se përpjekja për rekord do të vendosë Plateaun, shtetin e saj të origjinës në hartë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit