Home Aktualitet 25-vjeçari sh...

25-vjeçari shqiptar u godit 16 herë me thi*kë teksa fliste me policinë, 6 persona në gjyq

53
0

Historia e 25-vjeçarit shqiptar Xhovan Papaj është bërë disa herë lajm në Britaninë e Madh. Ai u godit për vdekje me thikë në një fermë kanabisi në Britani, më 4 dhjetor të 2021-t dhe një punonjës i sallës operative dëgjoi në telefon këtë krim. Sipas mediave britanike, i riu u godit 16 herë me thikë nga një bandë që u fut për të grabitur fermën që drejtohej nga rivalët e tyre, në një banesë të fortifikuar në Kent.

6 persona janë në gjyq. Prej tyre 3 janë shpallur fajtor për vrasje; Kelvin Amoako, 19 vjeç, Ciaran Stewart, 19, dhe Bartosz Malawski, 28, ndërsa 3 të tjerë janë dënuar për vrasje nga pakujdesia në një gjyq të ndarë, të zhvilluar më herët gjatë këtij viti në Loughborough. Të gjithën janë dënuar po ashtu për komplot për të grabitur.

Prokurori i çështjes, Danny Moore tha se i riu shqiptar telefonoi policinë dhe qëndroi në telefon për 14 minuta dhe 50 sekonda, duke i treguar çfarë po ndodhte. “Përveç bisedës, operatori mundi të dëgjonte gjërat që u thanë nga të tjerët dhe zhurmat. Pasi e dëgjon këtë regjistrim konkluzioni është se ndaj Xhovan Pepajt po përdoret dhunë. Ai sulmohet për vdekje gjatë asaj telefonate dhe Ciaran Stewart (një prej të pandehurve) dëgjohet duke e thënë këtë”.

Sipas prokurorit, grupi i shqiptarëve që kishin nën pronësi fermën me kanabis nuk arritën të kalonin nga dera e kyçur, që ishte vendosur në fillim të shkallëve për të mbrojtur aktivitetin e tyre. Gjyqi për personat në fjalë pritet të zgjasë për disa javë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit