Home Aktualitet 29 qendra të ...

29 qendra të reja shëndetësore verore nga Thethi në Ksamil

86
0

Ndryshe nga një vit më parë, nga Thethi në Ksamil janë hapur 29 qendrat e reja shëndetësore verore. Risia këtë herë është se në këto qendra shëndetësore verore  po ashtu do të kryet edhe testi i shpejtë për Covid-19 për turistët që dyshohen të prekur nga ky virus.

Në qendrat shëndetësore verore do të jenë 170 mjekë dhe infermierë të mirëtrajnuar që do të ofrojnë shërbim për turistët gjatë sezonit veror. Përveç 29 qendrave shëndetësore, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore do të ketë edhe poste fikse të autoambulancave përgjatë zonave turistike, për t’iu ardhur sa më shpejt në ndihmë pushuesve.

Qendrat shëndetësore verore janë të hapura në zonat turistike të vendit si Shëngjin, Ksamil, Himarë, Drimadhas, Golem etj., për një sezon turistik më të sigurtë.

Qendrat shëndetësore verore janë:

Razëm, Valbonë, Tamarë, Theth, Plazhi Currila, Gjiri i Lalzit, Darëzezë, Zvërnec, Qeparo, Pogradec, Rrjoll, Tale, Palasë, Velipojë, Shëngjin, Durrës, Shkëmbi Kavajës, Golem, Mali i Robit, Divjakë, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, Orikum, Ksamil 1, Ksamil 2, Borsh, ku shërbimi shëndetësor do të funksionojë 24/7.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit