Home Aktualitet 34 qendra shë...

34 qendra shëndetësore verore në bregdet dhe zonat malore

31
0

Edhe këtë vit janë 34 qendra shëndetësore verore të hapura, kjo për t’iu përgjigjur nevojave shëndetësore të pushuesve. Ky shërbim ka nisur punën nga 1 qershori dhe do të vijojë deri në fund të shtatorit.

Jeta Deda, drejtuese e Operatori të kujdesit shëndetësor, siguron se në çdo qendër do të jenë në shërbim të pacientëve mjekë dhe infermierë të licencuar. Këtë vit kërkesat nga mjekët e rinj për të punuar në qendrat verore kanë qenë më të larta.

Qendrat shëndetësore verore janë pikat ku pushuesit dhe turistët marrin ndihmën e parë për problemet nga vapa, pickimet e ndryshme apo shqetësime të tjera. Në varësi të situatës, rastet i referohen spitaleve rajonale ose Urgjencës Kombëtare nëse kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit