Home Aktualitet 46-vjeçari në...

46-vjeçari në Vlorë u gjet i pajetë në banesë, çfarë dyshohet

79
0

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vdekjen e 46-vjeçarit Altin Alikaj i cili kishte dy javë që nuk komunikonte me familjen e tij dhe 8 ditë i shpallur i humbur.

Ai është gjetur këtë të shtunë i pajetë. Ka qenë nëna e tij, e cila e ka gjetur sot 46-vjeçarin pa jetë brenda shtëpisë së tij, e cila ishte vetëm pak metra nga shtëpia e prindërve të tij.

Familjarët kanë ngritur dyshime se 46-vjeçari mund të jetë vrarë, kjo pasi në kokë e në trupin e tij janë gjetur shenja dhune, të çara e fraktura. Trupi i pajetë i tij është dërguar në morg, ku aktualisht po merret mjekësia ligjore.

46-vjeçari ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. 46-vjecari jetonte vetëm, ndërsa prindërit shumicën e kohës jetonin në Greqi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit