Home Aktualitet 63-vjeçari te...

63-vjeçari tenton ti japë fund jetës para SPAK-ut

36
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme para godinës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Një person raportohet se ka pirë helm jashtë dyerve të SPAK, ndërsa më pas është transportuar drejt spitalit, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Personi i identifikuar si shtetasi P. T., nga qyteti i Lezhës mësohet se kërkonte një takim në Prokurorinë e Posaçme, për arsye ende të paditura.

Reagimi i policisë:

Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit