Home Sporti 8 tifozë përf...

8 tifozë përfundojnë në pranga në përleshjen mes tifozëve serb dhe anglezë

57
0

Policia gjermane ka njoftuar se tetë persona janë arrestuar përkohësisht pas një përleshjeje mes tifozëve të Serbisë dhe Anglisë në Gelsenkirchen, para ndeshjes hapëse të dy vendeve në Kampionatin Evropian.

Autoritetet thanë se incidenti i së dielës u zgjidh shpejt dhe se ata në përgjithësi ishin të kënaqur me operacionin e sigurisë rreth ndeshjes, i cili u klasifikua si rrezik i lartë nga policia për shqetësimet dhe dhunën e mundshme të tifozëve.

Një zyrtar i lartë i policisë tha të hënën se shtatë tifozë të Serbisë dhe një mbështetës i Anglisë ishin arrestuar pas përleshjes. Për më tepër, një tifoz shkoi në spital me një dëmtim në kokë, por më vonë u lirua dhe mundi të ndiqte ndeshjen. Për momentin nuk raportohet për të lënduar të tjerë. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit