Home Aktualitet 8 viktima nga...

8 viktima nga ”lufta” mes fiseve në Mirditë, saga e ekz*kutimeve nisi në vitin 2016

95
0

Vrasja e Martin Bardhit dyshohet të jetë vijimësi e një kalvari sherresh që kanë shkaktuar shumë viktima në Mirditë. Përplasja e fundit mes fiseve ishte tentativa e vetë viktimës Bardhi bashkë me djalin, Enrikun, për të eliminuar Sajmir Reçin, nip i Kastriot Reçit.

Më 9 shtator 2016 nisi ngjarja e parë mes fiseve Reçi e Gjini në Rrëshen. Atë ditë u vra Saimir Jaku, ish-drejtor i linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE. Ai u qëllua për vdekje me kallash kur pinte kafe në lokal. Më 28 prill 2017 u vra në Romë të Italisë, Gasper Reçi, 43 vjeç. Sipas autoriteteve dyshohej se vrasja e Gasper Reçit të vinte si hakmarrje për ekzekutimin e Saimir Jakut.

Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut në vra më 6 shtator 2017 në komunën e Forestit të Belgjikë. Në sy të dy fëmijëve u ekzekutua më 13 gusht 2019 Armando Gjini, i njohur me emrin Tonin Gjini. Kastriot Reçi u ekzekutua me armë zjarri përpara lokalit të tij në qendër të Rrëshenit, teksa rihapi plagën e vjetër të hakmarrjes në Mirditë në fillim të 2020-ës.

Mbi urën e Nisharakut në Tiranë u tentua më 15 shtator 2020 eliminimi fizik i Preng Gjinit. Në makinën me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli. Kurse Anton Keli u ekzekutua më 15 dhjetor 2020 duke zbritur nga makina në Rrëshen. Pothuajse të gjitha vrasjet kanë ndodhur në qendrat e qyteteve dhe kur shënjestrat kanë qenë në kafene.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit