Home Sporti 9 gola të pës...

9 gola të pësuar në 2 ndeshje, Milani turpërohet ndaj Sassuolos (VIDEO)

120
0

Milani vijon momentin e vështirë në kampionat, duke konfirmuar mini-krizën e ditëve të fundit. Pas humbjes 4-0 ndaj Lazios, këtë herë kuqezinjtë janë turpëruar 2-5 në shtëpi ndaj Sassuolos.

Ekipi i drejtuar nga Dionisi e nisi frikshëm duke shënuar dy gola për tre minuta me Defrel dhe Frattesin. Milani u rikthye shpejt në lojë duke shkurtuar shifrat me një goditje me kokë nga Giroud.

Sassuolo ndërkohë vijoi momentin shumë të mirë duke shënuar një tjetër gol me Berarin në minutën e 30-të, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Lauriente shënoi golin e katërt me penallti.

Kuqezinjve ju anulua një gol nga Rebic, por në krahun tjetër Henrique do të shënonte golin e pestë, duke bërë që shumë tifozë të fillonin vërshëllimat. Goli i Origit nuk ishte aspak një ngushëllim për Milanin, ndërkohë që Pioli tashmë ndihet i rrezikuar për pankinën. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit