Holanda më në fund merr lajme të mira pas problemeve që shfaqi në mbrojtje në fitoren 3-2 kundër Ukrainës. Matthijs De Ligt është stërvitur rregullisht me grupin dhe do të jetë gati për duelin e radhës.
Frank de Boer tani do të ketë në dispozicion një element thelbësor që do të japë shumë më tepër siguri në lojën mbrojtëse duke nisur që nga përplasja e radhës me Austrinë.
Në duelin e parë skuadra e de Boer pësoi dy gola që tregoi dobësitë që ka kjo skuadër në prapavijë kur nuk luan de Ligt, aq më tepër që për arsye dëmtimi ka humbur Europianin edhe Virgil van Dijk.