Ka nisur aventura e dytë e Massimiliano Allegrit të krye të Juventusit. Disa drejtues dhe futbollistët janë paraqitur në “J Medical”. Strategu është pritur me kore nga tifozët, të cilët i kanë kërkuar që të fitojë Championsin.
Mes lojtarëve kryesor të parët që do të mbërrijnë janë Dybala, McKennie, Arthur dhe Pinsoglio. Më pas edhe lojtarët e rikthyer nga huazimet si Rugani, Pjaca, Pellegrini, Perin dhe të tjerë nga ekipi i Under 23.
Drejtuesit e klubit bardhezi kanë ende shumë punë për të bërë, që të kompletojnë organikën e trajnerit Allegri dhe që gjatë kësaj jave pritet të kryejnë sulmin vendimtar për të sjellë në Torino Manuel Locatellin.