Dembele po kthehet në një çështje të madhe në shtëpinë e Barcelonës. Avi Hernandez nuk e pëlqen aspak sjelljen e francezit, i cili nuk ka arritur që të lërë gjurmë.
“Nuk mund të presim më shumë, o rinovon ose do të gjejmë një zgjidhje për ta shitur menjëherë. Nuk shoh alternativa të tjera. Më thotë që dëshiron të qëndrojë por nuk firmos, këtë nuk e kuptoj këtë”, u shpreh trajneri i Barcelonës.
Dembele është futur në vitin që i skadon kontrata, në fund të sezonit mund të largohet falas.