Milani për momentin ka vetëm në garanci: Sezonin e ardhshëm do të luajë në Champions Leauge. Kuqezinjtë po luftojnë për titullin kampion këtë sezon, ndërkohë që drejtuesit po punojnë për të ardhshmin, pasi problemet nuk është se kanë munguar.
Një nga repartet që kërkon ndërhyrje është faza e sulmit, teksa Maldini, Massara dhe Mancada janë në kërkim të emrave që mund të ofrojnë mbi 20 gola në sezon.
Origi është një nga emrave më të përfolur si përforcim, por së fundmi është shfaqur edhe emri i Nkunku nga Leipzig. Vlera e tij është e lartë, por kuqezinjtë mund të gjejnë një zgjidhje. Berardi dhe Asensio janë dy alternativa shumë të mira në krahët e sulmit. /R.Lika-Koha Jonë/