Një telefonatë anonime ka lajmëruar vendosjen e një bombë në një gjykatë në Tiranë, por pa bërë me dije specifikisht se ku.
Burime bëjnë me dije se policia është duke bërë kontrolle të imtësishme në të gjitha godinat e gjykatave.
Ndërkohë forca të shumta policie kë dhe në GJKKO dhe në SPAK.
Por Policia sqaron se alarmi është i rremë.
Ndërkohë telefonuesi ka fikur telefonin dhe po punohet për identifikimin e tij.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën “Jordan Misja”.
Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë.
Po punohet për identifikimin e telefonuesit pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin.