Kuvendi ka nisur këtë të enjte seancën maraton të mocionit me debat lidhur me çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.
Mirëpo në momentin që deputeti demokrat Luçiano Boçi po fliste për këtë çështje, Rama është larguar nga vendi i tij dhe është ulur pranë Pandeli Majkos.
Kamerat fiksuan Ramën duke qeshur me të madhe.