Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Patosit në zgjedhjet e 14 Majit, Fatjon Duro theksoi sot se Patosi me mbështetjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama do të ecë shumë shpejt përpara. Në takimin e organizuar, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri, Duro foli për investimet që do të kryhen në këtë qytet dhe njësitë administrative të tij.
“Kam vizituar shumë zona dhe më kanë ngelur në mendje ujëvara e Selckës dhe gjatë 4 vjeçarit të ardhshëm do të sistemohet rruga që shkon në ujëvarë dhe do të kthehen në pikë turistike për Patosin dhe për zhvillimin e mëtejshëm të njësisë administrative Ruzhdie”, tha ai.
Duro vuri në dukje se në 4 vitet e ardhshme në Zharrëz do të mbyllim unazat bujqësore, do të ketë një ndihmë nga ana e qeverisë për subvencionimin e fermerëve të zonës. Padyshim që Zharrza do të ecë përpara këto 4 vitet e ardhshme.
“Në lagjen e re në 4 vitet e ardhshme do të bëhet rikualifikimi urban i banesave, sistemohet përroi, i cili do të kthehet në një oaz paqeje, ku pasdite qytetarët të dalin shëtitje. Të njëjta investime do të bëhen në të gjitha lagjet e Patosit”, tha Duro.