Nën akuzën e krimeve kundër mjedisit, një 40 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Himarës. Shtetasi G.Q është ndaluar në kushtet e flagrancës në orët e vona të së shtunës, teksa me një autobot me ujëra të zeza, tentoi të ndoste ujërat e lumit të Borshit.
Në pranga ka rënë dhe ndihmësi i 40-vjeçarit, teksa u shpall në kërkim pronari i subjektit për llogari të të cilit kryhej kjo veprimtari.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas e kryenin këtë veprimtari kriminale për llogari të një subjekti privat në pronësi të shtetasit S. Ç. Ky shtetas u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.