Mbrëmje me gola dhe spektakël në Champions League. Paris SG ka arritur një fitore spektakolare 3-0 ndaj Milanit, duke i dhënë një goditje të fortë skuadrës së Piolit. Kylian Mbappe zhbllokoi ndeshjen në minutën e 32-të. Në fillimin e pjesës së dytë Kolo Muani shënoi golin e dytë, ndërkohë që Lee Kang-In vulosi gjithçka.
Në ndeshjen tjetër të grupit F, Dortmundi mori një fitore 0-1 në Angli ndaj Newcastle. Goli i Nmecha ishte vendimtar për fatin e kësaj ndeshje. Manchester City mori një fitore 1-3 në transfertën ndaj Young Boys. Dy golëshi i Haaland dhe një nga Akanji vulosën këtë duel.
Atletico Madrid nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në transfertën ndaj Celtit. Furuhashi dhe Palma shënuan për vendasit, ndërkohë që Griezmann dhe Morata shënuan për ekipin e Simeones. /R.Lka-Koha Jonë/