Shefi i OKB-së: Nuk ka zgjidhje ushtarake për luftën në Iran!
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, bëri thirrje për vazhdimin e diplomacisë për të zgjidhur konfliktin në Lindjen e Mesme, duke theksuar se një zgjidhje e negociuar është e vetmja rrugë e qëndrueshme përpara.
Në një postim në X më 14 prill, Guterres tha se “pas javësh shkatërrimi dhe dhimbjeje, është e qartë se nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin aktual në Lindjen e Mesme”, dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të ndjekin dialogun.
Ai gjithashtu theksoi se “liria e lundrimit duhet të respektohet”, duke nënvizuar rëndësinë e zbatimit të ligjit ndërkombëtar në rrugët ujore kryesore, si Ngushtica e Hormuzit.
Komentet e tij vijnë pasi bisedimet e fundit për paqe midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara përfunduan pa sukses.
Për pasojë, SHBA-ja nisi më 13 prill zbatimin e një bllokade detare ndaj anijeve që hyjnë në portet dhe zonat bregdetare të Iranit.
Ky veprim shihet si përpjekja e fundit e presidentit amerikan, Donald Trump, për ta detyruar Iranin të bëjë lëshime.
Uashingtoni ka forca të konsiderueshme detare dhe ajrore në rajon, të cilat pritet ta zbatojnë bllokadën.
Por, edhe Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka njësitë e veta detare, të përbëra nga anije të vogla sulmuese, të cilat mund të paraqesin kërcënim për forcat amerikane.
“Nëse ndonjë nga këto anije i afrohet BLLOKADËS sonë, ato do të ELIMINOHEN menjëherë”, shkroi Trump në mediat sociale, menjëherë pasi bllokada hyri në fuqi. /REL
KOHA JONË SONDAZH
Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?
Results
Vota totale: 10434

