Ylli Manjani: Në kujtim të Prof. Rustem Gjata, një model i rrallë i pedagogut dhe juristit

Nga Ylli Manjani

Rustem Gjata ishte gjigandi i Fakultetit të drejtësisë. Me një biçikletë 28-she vinte gjithnjë tek godina e korpusit të Universtitetit, ku asokohe ishte edhe Fakulteti i Drejtësisë. Me hapa të gjatë dhe energjikë (njeriu më energjik që kam njohur për nga lartësia e shtatit) me dosjen e zakonshme të leksionit të ditës, paraqitej fiks në orarin e fillimit të leksionit.

Ka qenë një kohë kur tekstet ligjore nuk ishin të shumta dhe literatura ligjore ishte e mangët. Leksionet pra ishin burimi i vetëm i marrjes së informacionit ligjor në fakultet. Leksionet e Rustem Gjatës ishin të rrjedhshme, të qarta me referenca në praktikë gjyqsore të kohës dhe autorë shkrimesh të cilët pak kush i njihte, por që profesor Rustemi i sillte në vemendje me shumë insistim. Psh Andrea Nathanailin e kam njohur virtualisht nga leksionet e profesor Rustemit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një profesionit etik dhe shumë komunikues. Nuk përtonte ta përsëriste atë që kishte thënë në leksion edhe pas mbarimit të tij, jashtë sallë së leksionit me studentë të interesuar. Ndga dalja e sallës së leksionit e deri te vendi ku kishte lidhur biçikletën shoqërohej gjithnonë nga stuentë me të cilët komunikonte pa pushim dhe pa përtesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një pedagog model, sistematik, korrekt dhe metodist i shkëlqyer. Prej vitesh Fakulteti i Drejtësisë e kishte humbur një aset të tillë. Përgjatë kohës që shërbeu në Gjykatën Kushtetuese, e cila u krijua për herë të parë në Shqipëri në vitin 1992, Rustem Gjata tregoi se ishte më shumë sesa një jurist i formuar dhe pedagog korrekt. Gjykata e parë Kushtetuese në Shqiplri mban firmën e Rustem Gjatës dhe ajo ka qenë gjykatë e vërtetë për nga serioziteti dhe përkushtimi.

Përtej debatit politik mbi atë gjykatë, profesor Rustemi dhe të tjerët që shërbyen aty, krijuan preçedentët e parë të drejtësisë kushtetuese në vend. Ata i dhanë kuptim koncepteve si kushtetutshmëri, rend kushtetues, ndarje pushtetesh, të drejtat dhe liritë e njeriut, që deri në atë kohë ishin teori abstrake dhe, në shkollë quheshin “teori borgjeze”…

Shkurt, ruaj respekt të veçantë për këtë njeri të mirë, profesionist etik dhe sistematik. Korrektësia e Tij ishte mahnitëse. Jam i keqardhur që nuk arrita ta pi një kafe me të. Mësim që, për fat të keq asnjëherë nuk e mësojmë, se njeriu respektohet sa është gjallë. Sot nuk ka më asnjë kuptim, përveç se të ndihem keq për humbjen e tij.  Në pamundësi për të qenë prezent në shërbesën e fundit të Tij, ngushëlloj sinqerisht familjen e tij të mirë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?