4 milionë fansa të Realit nënshkruajnë peticion për largimin e Mbappe

Situata në kryeqytetin spanjoll po bëhet gjithnjë e më e tensionuar për Real Madrid, ndërsa në qendër të kritikave është sulmuesi francez Kylian Mbappé. Pas një sezoni zhgënjyes, ku trajneri Xabi Alonso u shkarkua që në janar, madrilenët ndodhen në vendin e dytë në La Liga, plot 11 pikë pas rivalëve të përjetshëm FC Barcelona, të cilët mund të sigurojnë titullin në përballjen e radhës në El Clasico.

Në këtë klimë të nxehtë, Mbappe është vënë në shënjestër të tifozëve pas një udhëtimi në Sardenjë me partneren e tij, aktoren Ester Expósito. Ky pushim erdhi ndërkohë që lojtari ishte në rikuperim nga një dëmtim në kofshë, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi të madhe, sidomos duke parë eliminimin e hershëm nga Champions League dhe garën thuajse të humbur për titull.

Stafi i lojtarit reagoi përmes një deklarate, duke theksuar se kritikat janë të ekzagjeruara dhe se rikuperimi i tij është ndjekur rreptësisht nga klubi, duke mbrojtur përkushtimin e tij të përditshëm ndaj ekipit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, tensionet janë përkeqësuar edhe më tej pas raportimeve për një incident në stërvitje, ku Mbappe dyshohet se ka debatuar ashpër me një anëtar të stafit teknik, duke përdorur gjuhë fyese pasi u sinjalizua në pozicion jashtë loje. Ky episod thuhet se ka ndikuar negativisht në atmosferën brenda dhomës së zhveshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reagimi i tifozëve ka qenë i menjëhershëm: një peticion i krijuar nga mbështetësit për largimin e sulmuesit ka mbledhur mbi katër milionë firma në rrjetet sociale. Mesazhi i tij u bën thirrje “madridistëve” të shprehin hapur qëndrimin për të ardhmen e klubit. Nga ana tjetër, trajneri aktual Álvaro Arbeloa ka minimizuar polemikat, duke deklaruar se aktivitetet e lojtarëve në kohën e lirë nuk janë çështje e tij.

Illustration of Kylian Mbappé in a Real Madrid jersey, with his stats for the 2025-26 season.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?