Apeli liron nga qelia ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

Apeli i GJKKO-së ka liruar nga qelia ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, pasi ka shlyer dënimin për dosjen “Toyota Yaris”.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili pranoi kërkesën e avokatit mbrojtës dhe prokurorit të çështjes për lirimin e Zarkës.

Ish-kryeprokurori mbahej në paraburgim që nga qershori i vitit 2024 dhe ishte dënuar nga GJKKO me 4 vite burg për veprat penale “korrupsion” dhe “ndikim i paligjshëm” në dosjen e njohur si “Toyota Yaris”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 2 vite e 8 muaj burg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?