15 gola dhe 7 asiste, Muçi po kalon një sezon magjik te Trabzonspori

Ernest Muçi po kalon sezonin më të mirë të karrierës dhe është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Trabzonsporit. Futbollisti shqiptar ka qenë protagonist absolut në kampionatin turk, duke treguar vazhdimësi, cilësi dhe vendosmëri në sfida delikate.

Në 34 ndeshje të zhvilluara këtë edicion, Muçi ka realizuar 15 gola dhe ka dhuruar 7 asistime, duke kontribuar direkt në 22 gola të skuadrës së tij. Shifra që konfirmojnë ndikimin e madh të sulmuesit kuqezi në lojën ofensivë të Trabzonsporit.

Forma e tij ka ardhur në rritje javë pas jave, ndërsa golat spektakolarë dhe paraqitjet vendimtare kanë bërë që ai të fitojë zemrat e tifozëve në Turqi. Muçi është shndërruar në një nga liderët teknikë të ekipit, duke marrë shpesh përgjegjësinë në ndeshjet më të vështira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen edhe jashtë Turqisë, ndërsa mediat turke raportojnë se Trabzonspori po mendon seriozisht të investojë për ta mbajtur përfundimisht në skuadër. Muçi me këtë formë meriton të jetë nën vëmendjen e Kombëtares sonë, që duhet ta ketë në qendër të lojës së saj një lojtar me karakteristikat e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?