Sylvinho shfaqet i prekur: Kam shumë emocione, ky është fundi i një cikli! Suksese trajnerit Maran

Trajneri në largim i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, foli me emocione gjatë prezantimit të teknikut të ri kuqezi, Maran. Braziliani u shfaq i prekur teksa falënderoi Federatën, lojtarët dhe tifozët për mbështetjen gjatë aventurës së tij në krye të Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Sylvinho theksoi se periudha me kuqezinjtë ka qenë ndër eksperiencat më të rëndësishme të karrierës së tij, ndërsa shtoi se do të ruajë gjithmonë kujtime speciale nga puna me Kombëtaren shqiptare.

“Edhe për mua janë dy minuta me shumë emocion. Kemi vendosur që të mbyllim një cikël pas tre vitesh e gjysmë që kemi përfaqësuar këtë komb që na ka pritur shumë mirë. Unë e njoh shumë mirë Tiranën dhe vendin, dua t’ju falenderoj të gjithëve. Janë mbi 100 njerëz që punojnë dhe kam pasur mundësi t’i njoh, dua të falenderoj stafin dhe futbollistët që për tre vite e gjysmë kemi bërë mirë. Tifozët janë shumë dashamirës me Kombëtaren. Në 9 janar 2023 kam thënë se shpirti dhe djersa nuk duhet të mungojnë, këtë kemi bërë. Edhe sot kam emocione. Dua t’i uroj shumë suksese trajnerit Rolando Maran”, tha Sylvinho.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?