U drejtoi armën policëve, arrestohet djali i ish-deputetit të PD
Aksioni i Policisë së Shtetit në Mamurras, përfundoi me plagosjen e një të shpalluri në kërkim. Leonard Dema, i cili ndodhej në mjet bashkë me një tjetër, dhe që tentuan të përplasin me automjet efektivët e Operacionales duke iu rrezikuar jetën.
23-vjeçari është plagosur gjatë neutralizimit dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Dema është dënuar me 7 vjet burgim nga Gjykata e Trentos, për tentativë vrasjeje. Bashkë me të ishte edhe Amadeo Fufi, djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi. Në kushte vetëmbrojtjeje, efektivët kanë qëlluar duke plagosur 23-vjeçarin Dema.
Arma është sekuestruar dhe shoku i Demës është arrestuar. Policia vijon hetimet lidhur me ngjarjen.
KOHA JONË SONDAZH

