Ministri i Drejtësisë e quan protestën e studentëve të dhunshme: Gjuha maqedonase jo pengesë, por obligim
Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Igor Fillkov ka reaguar pas protestës së mbajtur në Shkup, ku mijëra studentë shqiptarë protestuan duke kërkuar mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Fillkov e konsideroi protestën të dhunshme, ndërsa theksoi se gjuha maqedonase nuk është pengesë, por një obligim.
”E drejta e protestës është demokratike, por askush nuk ka të drejtë nëpërmjet protestave të dhunshme të kërkojë shkatërrimin e kritereve dhe standardeve në gjyqësor. Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për dialog të argumentuar institucional, por nuk do të lejojë devalvim të sistemit juridik, as varrosje të rolit të gjuhës maqedonase si shtyllë e shtetësisë dhe rendit institucional. Gjuha maqedonase nuk është pengesë, ajo është obliguese, vlerë kushtetuese dhe garanci për funksionimin e shtetit”, tha ministri.
Lexoni edhe:
U pa në protestën e studentëve në Shkup, Laert Vasili: Do ta kem të vështirë kthimin
”VLEN duhet t’i bashkohej protestës”, Esmeralda Mulaj: RMV mund të shpërthejë
Mbyllet protesta e studentëve shqiptarë në Shkup, 3 të rinj të arrestuar. Ademi: Nuk do të ndalemi
Protesta në Shkup, 3 studentë shqiptarë ndalohen nga Policia
Bllokohet autobusi me 40 studentë nga Shqipëria: Po na devijojnë drejt Serbisë!
PROTESTA/ Shkupi bëhet kuq e zi, studentët shqiptarë: Nuk heqim dorë, shqipja shkruhet dhe flitet
KOHA JONË SONDAZH

