Mbyllet protesta e studentëve shqiptarë në Shkup, 3 të rinj të arrestuar. Ademi: Nuk do të ndalemi

Pas afro 2 orëve, ka përfunduar protesta e studentëve në Shkup, e cila u zhvillua në formë tubimi paqësor nga mijëra të rinj që u bënë bashkë nga trojet shqiptare. Protesta këtë të hënë u shoqërua me këngë patriotike dhe thirrje për të drejtat e studentëve, ndërsa në të morën pjesë edhe studentë nga Shqipëria dhe Kosova. Gjatë tubimit, tre studentë janë shoqëruar nga autoritetet, për arsye që nuk janë bërë ende publike.

Organizatori i protestës, Mevlan Ademi, u shpreh se kërkesa kryesore e protestuesve mbetet njohja e gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës. Ai theksoi se studentët do të vijojnë të kërkojnë zgjidhje institucionale përmes dialogut, duke e cilësuar këtë çështje si të drejtë themelore për barazi gjuhësore dhe akademike.

Gjatë tubimit të tyre studentët kanë përdorur edhe thirrje kombëtare si: O sa mirë me qenë shqiptarë; Gjuha shqipe amanet. Po ashtu gjatë marshimit të tyre ata kanë kënduar Himnin Kombëtar. Në thirrjet e tyre, ata kërkuan dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata gjithashtu brohorisnin në kor: “Gjuha shqipe identitet, gjuha shqipe amanet, gjuha shqipe nuk negociohet”. Këtyre protestave i janë bashkuar dhe studentët shqiptarë nga Kosova, ndërsa ata nga Shqipëria vijojnë të jenë të bllokuar në kufi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni edhe:

Provokon hapur ministri i drejtësisë i Maqedonisë: Nuk ka provim në gjuhën shqipe!

Protesta në Shkup, 3 studentë shqiptarë ndalohen nga Policia

Protesta nga studentët, prefekti Shkëlqim Hajdari: Nga Shkupi nis një kapitull i ri për shqiptarët në Ballkan

Bllokohet autobusi me 40 studentë nga Shqipëria: Po na devijojnë drejt Serbisë!

PROTESTA/ Shkupi bëhet kuq e zi, studentët shqiptarë: Nuk heqim dorë, shqipja shkruhet dhe flitet

Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, anëtarët e VLEN takojnë kryeministrin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?