Kujdes sot nga temperaturat, termometri ngjitet deri në 35 gradë!

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe me alternime vranësirash mesatare kalimtare, kryesisht përgjatë zonave malore në lindje gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Në disa zona malore të lindjes dhe jugut parashikohen reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe me shtrirje të kufizuar.

Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme, ku maksimalet pritet të arrijnë deri në 35 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të zbresin deri në 13 gradë Celsius.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 8 m/s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes gjatë orëve të pikut të nxehtësisë, sidomos fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell, konsumimi i ujit dhe kufizimi i aktivitetit fizik në orët më të nxehta të ditës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?