“RAMA NË BURG, BERISHA NË BURG!”. “Jep dorëheqjen!”, thërrasin protestuesit
“RAMA NË BURG, BERISHA NË BURG!”“Jepe dorëheqjen!”, thërrasin protestuesit.
Kjo është dita e shtatë që qytetarët protestojnë para godinës së Kryeministrisë me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Si zakonisht, protestuesit u mblodhën në sheshin Skënderbej dhe më pas marshuan drejt godinës së qeverisë.
Por ajo që bie në sy në protestën e sotme është fakti se sulmet nuk drejtohen vetëm ndaj kryeministrit Rama. Nga turma dëgjohen edhe thirrje kundër liderit të opozitës, Sali Berisha.
“Rama në burg, Berisha në burg!” dhe “Jepe dorëheqjen!” janë sloganet që dominojnë protestën e ditës së shtatë.
Kjo tregon se një pjesë e protestuesve nuk e shohin problemin vetëm tek qeveria aktuale, por tek e gjithë klasa politike që ka drejtuar vendin gjatë dekadave të fundit.
Ndërsa protesta nisi si reagim ndaj projektit të Zvërnecit dhe investimit të lidhur me Jared Kushner dhe Ivanka Trump, tashmë duket se ajo po merr një karakter më të gjerë politik dhe po shndërrohet në një shprehje pakënaqësie ndaj sistemit politik në tërësi.
Protesta po zhvillohen jo vetëm në Tiranë, por edhe në Shkodër dhe Korçë, duke treguar se organizatorët po përpiqen t’i japin lëvizjes një shtrirje kombëtare.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kjo lëvizje do të vazhdojë të fokusohet tek çështja e Zvërnecit dhe projektit turistik, apo do të kthehet përfundimisht në një betejë politike me objektiv largimin e qeverisë.
Një gjë është e qartë: dita e shtatë e protestës po tregon se debati nuk është më vetëm për një investim apo për një zonë të mbrojtur. Ai po merr gjithnjë e më shumë përmasat e një përballjeje politike me pushtetin dhe me figurat kryesore të tranzicionit shqiptar..
KOHA JONË SONDAZH

