FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Opozitë e shitur-Berisha në burg”, tensione në selinë blu

Protestuesit këtë ditë të 19-të, ndryshe nga herët e tjera shkuan tek hyrja kryesore e Kuvendit, duke bllokuar kalimin e deputetëve të mazhorancës. Për shkak të situatës, disa prej tyre kanë dalë nga një hyrje tjetër e godinës, duke shmangur hyrjen kryesore. Po ashtu, kryeministri Edi Rama ka dalë nga Kuvendi përmes një hyrjeje tjetër, duke shmangur daljen nga hyrja kryesore ku ishin të mbledhur protestuesit.

Sakaq gjatë gjithë seancës së votimit të projektligjeve, kreu i partisë ”Mundësia”, Agron Shehaj ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, ndonëse opozita kishte dalë nga seanca, duke e bojkotuar. Por ky vendim nuk është pranuar nga qytetarët protestues, pasi kaluan nga selia blu me thirrje ”Opozitë e shitur, Berisha në burg”.

Këto thirrje nuk janë pranuar nga një person që u pa brenda selisë blu dhe doli më pas në ofendime ndaj qytetarëve. Për pak minuta u krijua një situatë tensioni, por më pas protestuesit nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?