FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rekord vizitorësh në Durrës, turistët vlerësojnë mikpritjen dhe plazhet

Durrësi po përjeton ditë të ngarkuara të sezonit veror, me mijëra turistë vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur bregdetin më të madh të vendit për pushimet e tyre. Plazhet janë të mbushura përgjatë gjithë vijës bregdetare, ndërsa vizitorët vlerësojnë mikpritjen, ushqimin dhe kushtet që ofron qyteti.

Turistët francezë, të cilët këtë vit përbëjnë një nga tregjet me rritjen më të madhe, shprehen të kënaqur me përvojën e tyre në Shqipëri. “Më pëlqen shumë sepse është një vend i qetë dhe vendasit janë shumë mikpritës. Ushqimi është super dhe plazhi fantastik”, u shpreh një turiste franceze.

Sipas rojeve të plazhit, sezoni deri tani ka qenë i qetë dhe pa incidente serioze, ndërsa Bashkia e Durrësit ka shtuar masat për pastrimin, mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe menaxhimin e trafikut. “Kemi hartuar një plan të posaçëm masash që përfshin shtimin e kapaciteteve të pastrimit dhe monitorimin e vijës bregdetare”, deklaroi zëvendëskryetari i bashkisë, Elio Jani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe bizneset turistike raportojnë një fillim pozitiv të sezonit dhe presin një rritje të numrit të vizitorëve krahasuar me vitin e kaluar. Sipas operatorëve të turizmit, Durrësi po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga Franca, Britania dhe vende të tjera europiane, duke e bërë këtë sezon një nga më të suksesshmit e viteve të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?