Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2026
Dita e diel do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht me diell në të gjithë vendin. Gjatë orëve të paradites, qielli do të jetë i kthjellët, duke krijuar kushte ideale për aktivitete në natyrë dhe pushime.
Nga mesdita deri në orët e pasdites pritet shtim i përkohshëm i vranësirave, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore, pa ndikuar ndjeshëm në pjesën tjetër të territorit. Në majat e maleve në juglindje mund të ketë reshje të izoluara shiu në formën e pikave, të kufizuara vetëm gjatë orëve më të nxehta të ditës. Më pas, vranësirat do të shpërndahen dhe moti do të rikthehet sërish i kthjellët në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat do të mbeten të larta, duke sjellë një ditë tipike vere. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në lugina do të ketë herë pas here forcim të saj, me shpejtësi që mund të arrijë deri në 14 m/s. Deti do të jetë i qetë deri mesatarisht i trazuar, me valëzim nga 1 deri në 3 ballë në detet Adriatik dhe Jon.
KOHA JONË SONDAZH

