FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Një projekt qeveritar shkatërrues për bizneset. Do të rrisë sërish taksën e ndërtesës për qëllime tregtare

Drafti i ri që po harton qeveria do ta shkatërrojë biznesin. Është një projekt vdekjeprurës që duhet ndaluar, sa nuk është vonë. Nuk dihet kush ia ka futur në vesh qeverisë këtë projekt që do t’i sjellë qeverisë një luftë totale nga të gjithë, edhe nga ata që e kanë mbështetur deri më sot.

Ja se çfarë shkruan MONITOR, revista prestigjoze shqiptare:

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, por edhe propozon ndryshim të metodologjisë për llogaritjen e detyrimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht për ndërtesat që përdoren për qëllim tregtar shkalla e taksës është 0,2% e vlerës së dyqanit. Formula e llogaritjes së vlerës së taksës së ndërtesës ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, parashikon që taksa është 0,2% e vlerës së dyqanit, ndërsa vlera e dyqanit në Tiranë llogaritet sa dyfishi i çmimit fiskal për metër katror të apartamenteve.

Për qytetet e tjera, çmimi i vlerës së dyqaneve është 1,5 herë më shumë se çmimi për metër katror i apartamenteve. Për bizneset e rretheve niveli i taksës së ndërtesës nuk ndryshon, pasi nuk kanë ndryshuar çmimet e referencës, mbi bazën e të cilës llogaritet vlera e ndërtesës.

Konkretisht nëse një pronar dyqani me sipërfaqe 100 metër katror me vendndodhje në zonën kadastrale 1/1 që në terren përfshin zonat, si: Kinema “Ali Demi”, Fusha e Sportit, fshati Shkozë, Depo e Ujit; 1/2 Poligrafiku, Shkoza, Autotraktorët, fshati Shkozë, LanaBregas, Linzë, Sauk) ku çmimi i referencës së apartamenteve të miratuara në 2023 është 102,800 lekë për metër katror paguan në vit 41,120 lekë detyrim për taksën e ndërtesës.

102,800 lekë/m2 (çmimi fiskal) x2 = 205,600 lekë (çmimi i referencës 100 m2 = 20,560,000 lekë vlera e dyqanitx0.2% (shkalla e taksës) = 41,120 lekë detyrimi vjetor.

Krahasuar me çmimet e referencës së vitit 2018 detyrimi vjetor për taksën e ndërtesës për këtë pronar u rrit 2,040 lekë në vit apo 5% më tepër.

Me projektligjin e ri propozohet rritje të shkallës së taksimit për ndërtesat me qëllim tregtar nga 0.2% që është aktualisht në intervalet 0.15% deri në 0.25%.  Shkalla e taksës propozohet me rritje deri 25% nga sa është aktualisht.

Por vlera e pronës në këtë rast dyqanit nuk do të llogaritet më me dyfishin e çmimeve të referencës. Bazë për llogaritjen e taksës do të merret vlera e pronës që përdoret për aktivitet tregtar, por sipas çmimeve mesatare për dyqanet do të jenë të reja të përcaktuara në hartën e vlerës së re të pronave. Për dyqanet çmimet mesatare do të jenë më të larta sesa e apartamenteve.

Konkretisht për një dyqan me vlerë 20,5 mln lekë e llogaritur me shkallën maksimale të taksës prej 0.25%, detyrimi vjetor arrin 51,140 lekë në vit apo 10,280 lekë më shumë apo 25% më tepër.

Po ashtu për kategoritë e tjera të ndërtesave përfshirë garazhet e mbyllura, të hapura, ambientet sportive, vlera e pronës me qëllim taksimin do të vijojë të mbetet sa 50% e vlerës. Ndërsa shkalla e taksës do të jetë sa nivelet e propozuara për ndërtesat nga 0.15 deri 0.25%. , shkruan Monitor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?