FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tërmeti i fortë trondit Venezuelën, 7.25 ballë. Qindra të vdekur

Tërmeti i tmerrshëm me 7.5 ballë në Venezuelë ka shkaktuar deri tani mijëra të vdekur. Kërkimet vazhdojnë për të mbijetuar, por shpresat duket të vogla.

Gazetarja e BBC news Nicole Kolster tregon se ndodhej në shtëpinë e saj në Karakas, kryeqytetin e Venezuelës, kur apartamenti i saj filloi të lëkundej dhunshëm. Ajo rrëfen se pa dritaret të lëviznin dhe e vetmja gjë që i shkoi në mendje ishte të futej mes derës së hyrjes dhe një muri guri, për t’u mbrojtur. Kjo ndodhi gjatë dy tërmeteve që goditën qytetin me pak sekonda diferencë të mërkurën, me magnitudë 7.2 dhe 7.5.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotot tregojnë ndërtesa të shembura dhe njerëz të mbledhur nëpër rrugë, por numri i viktimave dhe shtrirja e dëmeve mbeten të panjohura. Kolster i tha BBC Mundo se ky ishte tërmeti më i fortë që kishte ndjerë ndonjëherë. “Ishte aq i fortë sa mendova se ndërtesa do të më binte sipër,” shprehet ajo. Ajo qëndroi e ngjeshur mes derës dhe murit në apartamentin e saj në katin e shtatë “për një kohë” para se të dëgjonte fqinjët që thërrisnin për evakuim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një orë pas tërmetit, shumë banorë ishin ende jashtë, duke pritur për siguri në rast të pasgoditjeve. Gazetarja, e cila jeton në Palos Grandes, një zonë elitare në qendër të Karakasit dhe një nga më të goditurat, thekson se pavarësisht se ishte ditë jave, shumë njerëz ishin në shtëpi. Kjo për shkak se tërmetet goditën gjatë një feste kombëtare që përkujtonte Betejën e Carabobo-s të vitit 1821, një fitore vendimtare e udhëheqësit të pavarësisë së Venezuelës, Simón Bolívar, kundër fuqisë koloniale spanjolle.

Fotot dhe videot nga zonat e prekura tregojnë njerëz në lot dhe të tjerë që përqafohen nëpër rrugë. Kolster shton se kishte njerëz të trishtuar, sepse nuk kishin mundur të nxirrnin kafshët e tyre shtëpiake. Të tjerë u përpoqën të nxirrnin makinat nga bodrumet e ndërtesave, nga frika se një pasgoditje mund t’i përkeqësonte gjërat. Thirrje për ndihmë dëgjoheshin edhe nga rrënojat e një ndërtese të shembur aty pranë.

Maria Elise, një tjetër banore e Palos Grandes, tregon se lëkundjet kishin çarë disa mure në apartamentin e saj. “Ka shtylla elektrike të rëna jashtë, nuk kemi energji elektrike, as sinjal,” i tha Elise BBC Mundo. Kjo nuk është hera e parë që kryeqyteti venezuelian goditet nga një tërmet i madh. Në vitin 1967, një tërmet me magnitudë 6.6 goditi Karakasin dhe vrau më shumë se 200 njerëz, duke shkatërruar ndërtesa në Palos Grandes dhe zonën e pasur të Altamira-s.

Megjithatë, banorët që kishin përjetuar tërmetin e vitit 1967 thanë se lëkundjet e fundit u ndjenë më keq. Coro Martinez, një banore 56-vjeçare në Karakasin lindor, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kishte pasur një zhurmë të fortë dhe gjëra kishin rënë në shtëpi, madje edhe enë brenda frigoriferit. “Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë,” theksoi ajo. Pensionistja 80-vjeçare Maria Romero shtoi: “Ky tërmet ishte i tmerrshëm, madje më keq se ai i vitit 1967,” duke nënvizuar ashpërsinë e ngjarjes.

REAGON TRUMP – Autoritetet amerikane janë “të gatshme dhe të afta për të ndihmuar Venezuelën, e cila është goditur nga një tërmet i dyfishtë që ka shkaktuar shkatërrime të mëdha”, tha presidenti amerikan, Donald Trump të mërkurën në mbrëmje.

“Dy tërmetet e mëdha që sapo kanë goditur popullin e madh të Venezuelës, kanë shkaktuar një numër të tmerrshëm vdekjesh”, tha republikani në Truth Social.

Moment MASSIVE 7.5-Magnitude Earthquake Rocks Venezuela
Venezuela Earthquake Live: 2 CATASTROPHIC Earthquakes Hit Caracas, Up To 100,000 Feared Dead

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?