Ministri Salla: Rehabilitimi i Hidrovorit të Hamallajt garanton mbrojtje më të madhe nga përmbytjet

Rehabilitimi i Hidrovorit të Hamallajt në Durrës, ka rritur kapacitetet e sistemit të kullimit, duke forcuar mbrojtjen e tokave bujqësore, zonave të banuara dhe atyre turistike nga përmbytjet. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, inspektuan përfundimin e punimeve në këtë objekt, i cili është një nga nyjet kryesore të sistemit të kullimit në zonën e Hamallajt.

Investimi ka përfshirë rikonstruksionin e stacionit të pompimit, instalimin e pompave të reja me kapacitet më të lartë, sistemeve automatike të komandimit dhe pajisjeve moderne teknike, duke rritur ndjeshëm efikasitetin dhe sigurinë e funksionimit të hidrovorit. Salla e cilësoi ndërhyrjen një investim strategjik për një zonë me zhvillim të shpejtë bujqësor dhe turistik.

“Ky është një investim i domosdoshëm për të parandaluar problematikat gjatë sezonit të dimrit, pasi rreth 2 mijë hektarë tokë bujqësore varen nga funksionimi i këtij hidrovori. Ky investim nuk i shërben vetëm bujqësisë, por edhe turizmit, i cili po zhvillohet me ritme të shpejta në këtë zonë. Është e rëndësishme që, krahas përgatitjes për sezonin veror, të garantojmë infrastrukturën e nevojshme edhe për përballimin e sezonit të dimrit”, deklaroi ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, investimi ishte një kërkesë e Bashkisë Durrës dhe u financua nga Qeveria Shqiptare përmes Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Salla shtoi se qeveria do të vijojë investimet në modernizimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit në të gjithë vendin, me synim mbështetjen e fermerëve, mbrojtjen e prodhimit bujqësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Falë këtij investimi është rritur ndjeshëm kapaciteti dhe siguria e sistemit të kullimit, duke garantuar mbrojtjen e mbi 1 300 hektarëve tokë bujqësore, si dhe të zonave të banuara e turistike të Bashkisë Durrës, ndërsa përfitimet shtrihen edhe në sipërfaqe të tjera bujqësore që varen nga funksionimi i këtij sistemi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?