Kaos në Kakavijë / Bllokohen dhjetëra automjete, qytetarët: Nuk patëm asnjë njoftim për bllokimin e doganës greke

Dhjetëra automjete kanë krijuar radhë në pikën kufitare të Kakavijës, pasi puna në doganën greke është pezulluar përkohësisht.

Qytetarët shprehen se nuk kanë qenë të njoftuar paraprakisht për ndërprerjen e shërbimit nga pala greke, e cila ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe pritet të zgjasë deri në orën 11:00.

Në radhën e gjatë për të kaluar kufirin ndodhen jo vetëm qytetarë shqiptarë, por edhe shumë turistë të huaj, të cilët po presin rifillimin e procedurave në doganën greke.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pezullimi i përkohshëm i punës në formë proteste ka shkaktuar vonesa në lëvizjen e automjeteve, ndërsa pritet që situata të normalizohet pas përfundimit të ndërprerjes së njoftuar nga autoritetet greke.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?