Zjarr i madh në Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë ullishtet
Një vatër zjarri është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Drenovë të Mallakastrës.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe me ullishte. Shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
Për shkak të përmasave të zjarrit dhe situatës së krijuar, në ndihmë të zjarrfikësve të Mallakastrës janë nisur edhe mjete dhe efektivë nga Fieri, Roskoveci dhe Albpetroli.
Ndërkohë, operacioni për izolimin e vatrës dhe vënien nën kontroll të plotë të zjarrit vijon, ndërsa autoritetet mbeten në terren për të monitoruar situatën.
KOHA JONË SONDAZH

