Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, njëri prej të plagosurve: Mori flakë benzina e derdhur në tokë

Një prej 4 të dëmtuarve nga shpërthimi në skafin në Porto Palermo të Vlorës, 40-vjeçari Xhemal Ismailaj, ka treguar dinamikën e ngjarjes.

Islamaj tha se të katër të dëmtuarit po punonin për rregullimin e një defekti teknik të skafit dhe në një moment sipas tij, nga shkëndijat mori flakë benzina që ishte derdhur në tokë.

“Jo nuk ishte cigarja. Po i bënim shërbim, kishim nxjerrë kandelet dhe po i xhironim se ishte bllokuar. Bëri skonto dhe mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, tha një prej të dëmtuarve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhemal Islamaj është një prej 2 të dëmtuarve më rëndë, me djegie të shumta në trup. Ata po nisen drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?