Orë vendimtare për sulmin e Juves, David mund të sakrifikohet

Luciano Spalletti e ka bërë të qartë se Juventusi ka nevojë për një tjetër sulmues. Trajneri bardhezi e ka përsëritur këtë kërkesë si në bisedat me drejtuesit në “Continassa”, ashtu edhe publikisht pas fitores ndaj Frosinones.

Spalletti kërkon një profil të veçantë në repartin ofensiv: fizik të fortë, aftësi në lojën ajrore dhe prezencë të madhe në zonë. Në krye të listës së dëshirave të trajnerit vazhdon të jetë Alexander Sørloth, sulmuesi 30-vjeçar norvegjez i Atlético Madridit.

Fillimisht, Juventusi synonte të shfrytëzonte interesimin e Diego Simeones për Nico Gonzalez për të gjetur një formulë marrëveshjeje me klubin madrilen. Megjithatë, situata ka ndryshuar në ditët e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nico Gonzalez pëlqehet nga Spalletti dhe për momentin largimi i tij nga Torino është bllokuar. Ndërkohë, Atlético Madrid ka shfaqur interes për Jonathan David, duke bërë që një marrëveshje e mundshme të fokusohet te dy sulmuesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pengesa kryesore mbetet paga e Davidit. Kanadezi përfiton rreth 6 milionë euro në sezon, plus bonuse, një shifër që përbën problem edhe për klubin spanjoll. Megjithatë, negociatat mes drejtuesve vazhdojnë dhe një marrëveshje nuk përjashtohet, qoftë përmes shkëmbimit apo një operacioni të veçantë.

Nga ana tjetër, Jonathan David duket se është bindur se ka humbur terren në hierarkinë e Spallettit dhe tashmë është më i hapur ndaj një largimi, madje edhe në formën e huazimit.

Ndërkohë, Joshua Zirkzee, i konsideruar alternativa kryesore e Juventusit për Sørloth, ka tërhequr interesimin e Fiorentinës, duke e komplikuar edhe më tej garën për sulmuesin holandez.

Juventusi vijon kështu kërkimet për një “numër 9” që përputhet me idetë e Spallettit, ndërsa ditët e fundit të merkatos pritet të jenë vendimtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?