Makina përfundon jashtë rruge, 3 të plagosur. Shoferi në gjendje kritike

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në bypass-in Mbrostar-Levan, pranë Spitalit Memorial të Fierit.

Një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin mbi mjetin. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, i identifikuar si Indrit Shyti, ka mbetur i plagosur rëndë. Të lënduar kanë mbetur edhe dy pasagjerët që udhëtonin në të njëjtin automjet.

Tre të plagosurit janë transportuar me autoambulancë drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Drejtuesi i automjetit, i cili ka pësuar dëmtime më të rënda, ndodhet në sallën e operacionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Qarkullimit Rrugor, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?