Abissnet Superiore/ Zbulohet formacioni më i mirë i javës së 2-të

Pas përfundimit të javës së dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të spikatur të kësaj jave, të rreshtuar në skemën 1-4-3-3.

Në portë është përzgjedhur Aldo Teqja, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Arlind Kurti (Laçi), Vasilios Zhongo (Teuta), Usni Ismaili (Dinamo City) dhe Yago (Egnatia).

Në mesfushë spikatën këtë javë Edon Murataj (Vllaznia), Klevi Qefalija (Dinamo City) dhe Stiven Bibo (Laçi).

Swiss Digital Desktop Reklama

Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Alessandro Albanese (Egnatia), Rubin Hebaj (Elbasani) dhe Muço Boçi (Teuta).

Swiss Digital Mobile Reklama

Në krye të formacionit të javës është vendosur trajneri i Egnatias, Nevil Dede, i cili është vlerësuar si trajneri më i mirë i javës së dytë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?