Nuk ka ndryshime të tjera në Qeveri

Nuk do të ketë, të paktën për momentin, ndryshime të tjera në qeverinë “Rama 4”. Pas dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, ishte krijuar pritshmëria se kryeministri Edi Rama mund ta shfrytëzonte këtë moment për të bërë një ndërhyrje më të gjerë në kabinet.

Sidomos në kushtet e një situate politike të tensionuar, me protestën që vazhdon dhe me zgjedhjet vendore përpara, një riformatim i qeverisë dukej si një mundësi reale.

Por mënyra se si Rama veproi pas largimit të Evis Salës jep një sinjal tjetër. Emërimi i menjëhershëm i Klodiana Spahiut në krye të Ministrisë së Shëndetësisë tregon se kryeministri nuk ka ndërmend, të paktën tani, të hapë një proces më të gjerë ndryshimesh në qeveri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse Rama do të kishte planifikuar një riformatim të kabinetit, politikisht do të ishte më e logjikshme që vendin e Evis Salës ta linte përkohësisht të hapur dhe të shpallte në të njëjtën kohë paketën e ndryshimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fakti që vakanca u plotësua menjëherë tregon se largimi i Evis Salës është trajtuar si një rast i veçuar dhe jo si fillimi i një operacioni politik mbi kabinetin.

Kjo do të thotë se Rama, pavarësisht presionit të protestës dhe kritikave ndaj disa sektorëve të qeverisë, duket se vazhdon t’i besojë ekipit aktual. Edhe pak muaj e hyjmë në fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore ndaj duket se Edi Rama do të futet me këtë qeveri në zgjedhje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?