Protesta e 112-të kundër qeverisë, qytetarët mblidhen në Sheshin Skënderbej
Ka nisur këtë të shtunë protesta e 112-të kundër qeverisë në Tiranë. Qytetarët janë mbledhur fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë tubimin dhe fjalimet.
Protestuesit kanë dalë në shesh me pankarta dhe mesazhe kundër korrupsionit dhe qeverisë. Ndër kërkesat kryesore të tyre është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, si dhe ndryshime në sistemin politik.
Protesta është zhvilluar prej më shumë se tre muajsh, me tubime të njëpasnjëshme në Tiranë. Në protestat e fundit, organizatorët kanë kërkuar gjithashtu ndryshime ligjore e institucionale dhe krijimin e një qeverie teknike, duke paraqitur një sërë kërkesash të tjera.

